Smundje
     
Meditrip

Galery 

Mjekesi

Disa Smundje

Agroni 

 
Diqka per HIV-virusin

                                      SIDA/ HIV

HIV (Virusi i mungeses se imunitetit njerezor) eshte nje virus qe shkaterron mbrojtjet e trupit kunder infeksioneve. HIV prek ne menyre te vecante qeliza te caktuara te bardha te gjakut, qe quhen limfocite, te cilat jane te domosdoshme per mbrojtjen e trupit. Kur trupi infektohet me HIV, antitrupat formohen kunder HIV, e cila eshte nje shenje e pagabueshme qe virusi ndodhet ne trup. Nje person me HIV quhet "HIV pozitiv". Antitrupat mund te mbajne te ulet nivelin e virusit per shume vjet, por ato nuk mund ta vrasin dot, pjeserisht sepse ai ngulitet ne genet e qelizave te infektuara.

Kur virusi shumezohet, qelizat e bardha te gjakut shkaterrohen. Ne te njejten kohe, disa viruse te tjera perhapen ne organet e limfes dhe sulmojne qeliza te tjera te bardha te gjakut. Me ne fund, nje sasi e madhe qelizash te bardha te gjakut shkaterrohen nga infeksioni HIV. Kjo ben qe trupi te humbase nje pjese te madhe te aftesise se tij per te mbrojtur veten kunder disa infeksioneve zakonisht te pademshme dhe kunder tumoreve te keqija. Kjo faza e fundit e infeksionit HIV quhet SIDA (AIDS), e cila do te thote Sindrome e Ngjitur e Mangesise se Imunitetit. Ne disa raste duhet nje kohe e gjate qe nga infeksioni deri ne shfaqjen e simptomave tek i infektuari. Sidoqofte, virusi po shumezohet ne trup gjate gjithe kesaj kohe dhe ky person mund te infektoje te tjeret. Nese keni arsye per te besuar qe jeni infektuar me HIV, duhet te ekzaminoheni nga nje doktor.

 

                           Si transmetohet HIV?

HIV mund te transmetohet nepermjet gjakut, spermes ose sekrecioneve vaginale te infektuara. Ai mund te transmetohet me ane te marredhenieve te pambrojtura, shkembimit te gjilperave te pista si dhe nga nena ne femije gjate shtatzenise, lindjes ose dhenies se qumeshtit. Njerezit mund te infektohen edhe me ane te transfuzioneve te gjakut. Megjithate, ne Suedi rreziku i kesaj eshte gati zero ngaqe i gjithe gjaku analizohet.

 

                    Cilat jane simptomat e HIV?

Shume prej atyre qe infektohen me HIV mbeten pa probleme per disa vjet. Megjithate, disa mund te paraqesin shenja te infeksionit te mprehte viral me ethe pas nja dy javesh, dhimbje tek qafa, lodhje, nyja te fryra te limfes dhe disa here skuqjen e lekures. Keto probleme zhduken vete. Pas nje periudhe e cila mund te zgjatet nga disa muaj ne disa vjet, i infektuari mund te perjetoje nje ose me shume nga keto probleme: nyja te fryra te limfes, infeksione mykore ne membranen me mukoze te gojes, herpes, djersitje te renda gjate nates, ethe te qendrueshme, kolla, humbje e madhe e peshes, diareja dhe lodhja problematike dhe te qendrueshme.

Qe te dyshohet diagnoza e SIDA-s, personi i infektuar me HIV duhet te infektohet me dicka qe njerezit normale dhe te shendetshem nuk e kane. Ne Suedi, me i zakonshmi eshte lloji i pneumonise qe shkaktohet nga virusi Pneumocystis carinii, ndersa ne vende ne zhvillim tuberkuloza eshte me e zakonshmja. Nje semundje tjeter qe mund t’u ngjitet atyre qe vuajne nga SIDA eshte sarkoma e Kaposit, e cila eshte nje tumor enezor ne lekure, membrana me mukoze ose njya te limfes.

 

                    Cila eshte procedura e testimit?

Qe te vertetohet nese dikush eshte i infektuar me HIV, doktori merr nje analize te zakonshme gjaku, e cila shqyrtohet ne laborator. Rezultati jepet pas afro nje jave. Testimi behet falas.

 

                          Si trajtohet HIV/SIDA?

Nuk ka aktualisht kurim per SIDA-n, por ilace te ndryshme antivirale mund te pengojne rritjen e virusit ne trup. Shumica e infeksioneve qe ndodhin gjate fazes se SIDA-s mund te trajtohen.

 

                         Po partneri im?

Partneri juaj aktual si dhe te gjithe partneret e meparshem te cilet mund te jene te infektuar duhet te ekzaminohen. Nje person i infektuar ne HIV duhet te ndjeke drejtimet e doktorit per parandalimin e infektimit te te tjereve.

 

                            Mbani mend!

Nje prezervativ siguron gjithmone mbrojtje te mire kunder HIV/SIDA-s. Megjithate, ekziston rreziku i infeksionit nga marredheniet e pambrojtura vaginale dhe anale. Ekziston gjithashtu nje rrezik nese sperma ose sekrecionet vaginale futen ne goj 
                                                           Publicerad:01-06-2005

 

 

ZGJEBJA

           

                                            Zgjebja

Zgjebja eshte nje parazit i vogel dhe pothuaj i padukshem i cili zhbiron dhe futet ne lekure, nderzen dhe le vezet e tij ne kanalet e krijuara ne lekure. Mbushja e lekures me kete parazit shkakton nevoje per t’u kruajtur. Parazitet e zgjebes gjenden shpeshhere tek duart, sidomos midis gishtave, rreth thitheve, ne sqetulla dhe rreth gjenitaleve.

 

                                 Si transmetohet zgjebja?

Zgjebja transmetohet nepermjet kontaktit te ngushte te trupave, per shembull kur njerezit flejne se bashku si dhe gjate marredhenieve seksuale.

 

                            Cilat jane simptomat e zgjebes?

Zgjebja krijon nje nevoje te forte per t’u kruajtur per rreth 2-3 jave pas infektimit. Kruajtja, e cila eshte reagim alergjik ndaj parazitit te zgjebes, eshte me keq ne mbremje dhe gjate nates.

 

                           Cila eshte procedura e testimit?

Doktori ekzaminon kanalet e zgjebes dhe nxjerr parazitet e zgjebes me gjilpere.

 

                                   Si mjekohet zgjebja?

Zgjebja mjekohet me nje vaj, Tenutex, qe mund te merret pa recete, qe lyhet ne gjithe trupin pervec kokes. Kruajtja, e cila mbetet disa here madje edhe pas heqjes se paraziteve, mund te zbutet me ane te nje vaji ose melhemi te vecante.

 

                                         Po partneri im?

Familjaret dhe partneri juaj duhet te ekzaminohen. Ata me te cilet flini ne nje krevat duhet te mjekohen ne te njejten kohe. Per parandalimin e riinfektimit, keshillohet mjekimi i partnerit te te infektuarit si dhe i familjareve te tjere qe kane patur kontakt te ngushte me te infektuarin.


                                                               Publicerad:01-06-2005

PROBLEMET SPECIFIKE PER BURRAT DHE GRATE

                                  

                                       Probleme specifike per burrat

Nxjerrjet nga uretra, nganjehere bashke me nje ndjenje djegese gjate urinimit, mund te shkaktohen nga: Klamidia, gonorreja, kondiloma tek uretra, trikomonas, ulcerat e urdhjes tek uretra, skuqja nen lafshen e penisit, skuqja e prostates ose cistiti.

 

Ndjenja qe kruhet tek organet gjenitale ose rreth tyre mund te shkaktohet nga: Kondiloma, morrat gjenitale, zgjebja, ndonje infeksion mykor ose ekzema.

 

Ulcerat tek organet gjenitale ose rreth tyre mund te shkaktohen nga: Kondiloma e sheshte, urdhja, sifilisi, skuqja e lafshes, gerryerja gjate marredhenieve seksuale, masturbimi ose rrobat shume te ngushta.

 

Ndryshimet si lytha tek organet gjenitale ose rreth tyre mund te shkaktohen nga: Kondiloma ose molluskumi (nje semundje virale e lekures me njolla ngjyre roze).

 

Dhimbja ne zonen gjenitale ose ne kurriz mund te jete simptome e:

Skuqjes se epididimit te shkaktuar nga klamidia ose gonorreja e pamjekuar. Dhimbja mund te shkaktohet edhe nga skuqja e prostates.

 

Problemet e zorres se trashe si p.sh. kur kruhet, gjakosja dhe nxjerrjet mund te shkaktohen nga:

eczema, hemorroidet, kondiloma, klamidia, urdhja, gonorreja ose sifilisi.


                                                                                                              Publicerad:01-06-2005

                             

                                     Probleme specifike per grate

Ai lengu i cili nxirret zakonisht nga vagina dhe qafa e mitres eshte pa ngjyre ose i verdhe i zbehte, me ere pak te thartuar. Ne rast se lengu i qafes se mitres shtohet ose ndryshon ngjyren ose eren, kjo mund te jete shenje e nje IST (infeksion seksualisht i transmetuar).

Nxjerrjet, ngutja dhe/ose ndjenja e djegies gjate urinimit mund te shkaktohen nga:

Klamidia, gonorreja, kondiloma, ulcerat e urdhjes ne ureter, trikomonasi ose cistiti. Keto probleme mund t’i shkaktoje edhe skuqja vaginale e shkaktuar nga nje infeksion mykor ose crregullimi i flores normale bakteriale.

Ndjenja e kruajtjes/djegies tek gjenitalet ose rreth tyre mund te shkaktohet nga:

Nje infeksion mykor, kondiloma, zgjebja, morrat gjenitale, ekzema.

 

Ulcerat tek gjenitalet ose rreth tyre mund te shkaktohen nga:

Kondiloma e sheshte, urdhja, sifilisi dhe gerryerja gjate marredhenieve seksuale, masturbimit ose rrobave shume te ngushta.

 

Ndryshime si lytha tek gjenitalet ose rreth tyre mund te shkaktohen nga:

Kondiloma ose molluskumi.

 

Dhimbja ne zonen gjenitale mund te shkaktohet nga:

Skuqja e vagines, skuqja e mitres ose e tubave fallopiane, e cila nga ana e saj mund te shkaktohet nga klamidia, gonorreja ose baktere te tjera.

 

Gjakosja ndermenstruale mund te shkaktohet nga:

Crregullimet hormonale, infeksionet si p.sh. klamidia ose gonorreja, sidomos nese gjakosjes i paraprin nxjerrja dhe dhimbja.

 

Problemet e zorres se trashe si kur te kruhet, gjakosja dhe nxjerrjet mund te shkaktohen nga:

Ekzema, hemorroidet, kondiloma, klamidia, urdhja, gonorreja ose sifilisi. 
                                                                                                              Publicerad:01-06-2005